Bi-Bi-Si: Të paktën 78 të vdekur në sulmin me dron mbi një xhami në Sudan
- – Të paktën 78 persona janë vrarë në sulmin me dron mbi një xhami në rajonin sudanez Darfur, deklaruan burime mjekësore për Bi-Bi-Si.
- Post By Fitore Curri
- 10:49, 20 shtator, 2025
Kartum, 20 shtator 2025 (MIA) – Të paktën 78 persona janë vrarë në sulmin me dron mbi një xhami në rajonin sudanez Darfur, deklaruan burime mjekësore për Bi-Bi-Si.
Forcat paramilitare për mbështetje të shpejtë (RSF) ishin akuzuar për sulmin në qytetin El Fasher, por grupi nuk e mori përgjegjësinë.
Sipas një banori, droni e ka goditur xhaminë dje gjatë lutjes së mëngjesit.
Një burim mjekësor deklaroi se, sipas të dhënave më të reja, 78 persona janë vrarë, ndërsa rreth 20 janë lënduar, por se procesi i tërheqjes së trupave nga rrënojat e ndërtesës ende po vijon.
Në luftën civile me armatën sudaneze, e cila zgjat më shumë se dy vjet, RSF po bën përpjekje ta ndërmarrë kontrollin e plotë mbi El Fasher, streha e fundit ushtarake në Darfur, ku jetojnë më shumë se 300.000 civilë. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s