• e diel, 05 prill 2026

Bi-Bi-Si: Sulmet izraelite ndaj kompleksit bërthamor iranian nuk do të shkaktojnë një Çernobill të ri

Bi-Bi-Si: Sulmet izraelite ndaj kompleksit bërthamor iranian nuk do të shkaktojnë një Çernobill të ri

Londër, 19 qershor 2025 (MIA) - Sulmet ndaj objekteve iraniane për pasurimin e uraniumit, si ajo në Natanc, nuk mbartin rrezikun e një katastrofe bërthamore në përmasat e Çernobillit apo Fukushimas, raporton Bi-Bi-Si, duke bërë thirrje në vlerësimin e ekspertëve bërthamor. 

Sipas Bi-Bi-Si, objektivat ishin objektet për pasurimin e uraniumit, dhe jo reaktorët aktivë në të cilët ndodh ndarje bërthamore. Për këtë arsye, rreziku për zgjerimin e radiokativitetit është minimal. 

"Nuk ka reagim bërthamor në centralin për pasurimin e uraniumit, për dallim nga centrali bërthamor", theskoi për Bi-Bi-Si, Sajmon Midlburg, ekspert për materiale bërthamore të Universitetit Bangor. Në një central, ndodh ndarja e kontrolluar - ndarja e atomeve të uraniumit, e cila krijon nxehtësi, por edhe mbetje radioaktive e lartë.

Nga ana tjetër, gjatë pasurimit të uraniumit, centralet prodhojnë vetëm naftë - nuk ka reaksion bërthamor. 

Nëse një objekt i tillë do të bombardohej, thotë Midlburg, grimcat e pasuruara me uranium mund të çlirohen në mjedis, por nuk do të kishte shpërthim bërthamor apo rrezatim të përhapur në shkallë të gjerë.

"Rreziku do të mbetej i lokalizuar, pa ndonjë rrezik radiologjik jashtë zonës së vogël të përjashtimit përreth objektit të prekur", tha Midlburg.

Bi-Bi-Si kujton se forcat izraelite kryen sulme të reja ndaj objekteve në Natanc mbrëmë. Deri tani nuk ka informacione për rrjedhje të materialit radioaktiv. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR