• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bi-Bi-Si: Shtatë persona të plagosur në një sulm me automjet në Tel Aviv, sulmuesi i vrarë

Bi-Bi-Si: Shtatë persona të plagosur në një sulm me automjet në Tel Aviv, sulmuesi i vrarë

 

Tel Aviv, 4 korrik 2023 (MIA) - Shtatë persona janë lënduar, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, pasi një automjet ka përplasur këmbësorët para një qendre tregtare në Tel Aviv dhe shoferi ka filluar t'i godasë me një objekt të mprehtë, kumtuan nga policia izraelite, transmetoi Bi-Bi-Si.

Policia konfirmoi se i dyshuari drejtonte një automjet nga jugu në veri në rrugën "Pinkas Rosen# në Tel Aviv kur ai "godi këmbësorët që qëndronin përpara qendrës tregtare, më pas doli nga automjeti dhe vazhdoi të godiste civilët me një objekt të mprehtë".

Viktimat u dërguan në spitalet në Beilinson dhe Içilov, theksuan mjekët, ndërsa shërbimet e urgjencës janë aktualisht në vendngjarje.

Mediat britanike thonë se sulmuesi i dyshuar ishte një palestinez nga Bregu Perëndimor dhe se me shumë gjasa bëhet fjalë për një veprim hakmarrës i grupit të Xhihadit Islamik për operacionin ushtarak dyditor të ushtrisë izraelite në kampin e refugjatëve Xhenin.

Grupi "Kaled al-Batsh" nga radhët e Xhihadit Islamik doli sot me kumtesë se sulmi në Tel Aviv "është përgjigja e parë hakmarrëse ndaj asaj që po ndodh në Xhenin".

Mediat lokale raportojnë se sulmuesi i dyshuar u qëllua dhe u vra, njoftoi Bi-Bi-Si.

Shërbimet e urgjencës thanë se kishte të lënduar, por nuk konfirmuan natyrën e incidentit.

“Një shofer plagosi shtatë persona në sulmin e sotëm në Tel Aviv, pas së cilës kreu një sulm me thikë”, tha një zëdhënës i policisë izraelite, duke e cilësuar incidentin si terrorizëm.

Mediat britanike thanë se sulmuesi u "neutralizua" në vend nga një punonjës civil në detyrë, duke cituar një zëdhënës të Radios Ushtarake të Izraelit.

Radio izraelite Kan raporton se rreth 10 persona u plagosën në sulmin. ls/

Foto: Skrinshot Jutjub

 

QËNDRONI TË LIDHUR