Bi-Bi-Si: Shitje e armëve në vlerë 100 miliardë dollarë midis SHBA-së dhe Arabisë Saudite
- Marrëveshje që Arabia Saudite të blejë armë dhe pajisje të tjera ushtarake amerikane në vlerë mbi 100 miliardë dollar, konsiderohet të jetë ndër marrëveshjet që Trampi pritet të publikojë gjatë udhëtimit të tij në Arabinë Saudite, njofton Bi-Bi-Si.
- Post By Fami Bajrami
- 12:02, 13 maj, 2025
Riad, 13 maj 2025 (MIA) - Marrëveshje që Arabia Saudite të blejë armë dhe pajisje të tjera ushtarake amerikane në vlerë mbi 100 miliardë dollar, konsiderohet të jetë ndër marrëveshjet që Trampi pritet të publikojë gjatë udhëtimit të tij në Arabinë Saudite, njofton Bi-Bi-Si.
Thuhet se pakoja përfshin raketa, sisteme radarësh dhe aeroplanë transporti.
SHBA prej kohësh janë furnizues me armë të Arabisë Saudite, por kjo marrëdhënie u përkeqësua në vitin 2021 kur administrata e Bajdenit ndaloi shitjen e armëve në Riad, duke përmendur shqetësimet në lidhje me rolin e vendit në luftën në Jemenin fqinj.
Vrasja e gazetarit saudit Xhamal Khashogi në vitin 2018 u raportua gjithashtu si një faktor - një raport i inteligjencës amerikane zbuloi se Princi i kurorës saudite, Muhamed bin Salmani e miratoi vrasjen, por Arabia Saudite e përshkroi këtë si "të rrejshme".
Shtëpia e Bardhë e Bajdenit vazhdoi shitjen e armëve sulmuese vitin e kaluar, duke thënë se sauditët kishin ndaluar bombardimin e Jemenit. Disa komentues kanë thënë se SHBA kërkon ndihmën e Arabisë Saudite për të ndihmuar në përfundimin e konfliktit në Gazë dhe për të ndihmuar në rindërtimin e saj në të ardhmen.
Trampi ka arrit në Arabinë Saudite ku do të fillojë turneun e tij në tre vende të Gjirit. Në aeroportin në Riad, Trampi u prit nga Princi i kurorës saudite, Mohamed bin Salmani.
foto: DPA