• e premte, 21 shkurt 2025

Bi-Bi-Si: Rebelët nga Kongo shpallën armëpushim për shkaqe humanitare

Bi-Bi-Si: Rebelët nga Kongo shpallën armëpushim për shkaqe humanitare

Kinshasa, 4 shkurt 2025 (MIA) - Aleanca e grupeve rebele në lindje të Republikës Demokratike të Kongos (RDK) ka publikuar armëpushim të njëanshëm që fillon nga sot.

Në kumtesë, Aleanca, e cila përfshin edhe rebelët M23, përmendi "shkaqe humanitare" si bazë për armëpushimin, pasi ata pushtuan territorin në pjesët lindore të vendit, raportoi Bi-Bi-Si.

Sipas të dhënave të KB-së, të paktën 900 persona janë vrarë, ndërsa 2.880 janë plagosur në luftimet e fundit në dhe rreth Gomas, qyteti më i madh lindor në Republikën Demokratike të Kongos.

Rebelët pushtuan Goman, duke shkaktuar dënim nga G7 dhe BE-ja, të cilat e quajtën ofensivën "shkelje të sovranitetit të RD Kongos".

Aleanca rebele, e njohur si "Aleanca e lumit Kongo", ka akuzuar armatën e Kongos për përdorimin e aeroplanëve për të bombarduar zonat që i mban.

Në kumtesë shtojnë se nuk kanë ndërmend të pushtojnë territor shtesë edhe përkundër deklaratave të mëparshme dhe se do të mbeten në pozitat e tyre.

Gjatë tre viteve të fundit, luftimet rajonale kanë zhvendosur qindra mijë persona, ndërsa që nga fillimi i vitit 2025, më shumë se 400.000 persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, sipas Agjencisë së KB-së për refugjatë.

Presidenti i Ruandës, Pol Kagame deklaroi se nuk din nëse ushtarët e vendit të tij ishin të pranishëm në Republikën Demokratike të Kongos, por theksoi se Ruanda do të bën gjithçka për të mbrojtur sigurinë e saj.

Grupet e të drejtave të njeriut po bëjnë presion të madh ndaj Ruandas për t'u tërhequr nga RD Kongo, ndërsa ministri i Komunikimit i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të vendos sanksione ndaj Ruandës.

Kryetarët e DR Kongos dhe Ruandës të premten duhet të marrin pjesë në samitin paqesor rajonal në Tanzani. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR