• e shtunë, 06 korrik 2024

Bi-bi-Si: Luftime të rënda sonte në Zaporozhje

Bi-bi-Si: Luftime të rënda sonte në Zaporozhje

 Moskë, 9 qershor 2023 (MIA) - Persona zyrtarë rusë dhe blogerët ushtarakë publikuan  se gjatë natës janë zhvilluar luftime të ashpra  në rajonin kyç Zaporozhje në jug të Ukrainës, raporton Bi-Bi-Si.

 Ata thonë se ushtarët ukrainas po përpiqen të përparojnë në jug të qytetit të Orehovës, ku zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes Hana Maliar  dje deklaroi se armiku ishte në "mbrojtje aktive".

 Disa ekspertë ushtarakë thanë se ushtria ukrainase me siguri do të përqendrohet në Zaporozhje në një përpjekje për  ta kthyer qasjen në Detin e Azovit dhe për t'i ndarë forcat pushtuese ruse në rajon.

Kjo do t'i dobësonte aftësitë e tyre luftarake dhe do ta eliminojë urën tokësore për në Krime, gadishullin jugor të Ukrainës, i aneksuar ilegalisht nga Rusia në vitin 2014. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR