• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bi-Bi-Si kërkoi falje për transmetimin e lajmit të pasaktë për operacionin e IDF-së në spitalin Al-Shifa

Bi-Bi-Si kërkoi falje për transmetimin e lajmit të pasaktë për operacionin e IDF-së në spitalin Al-Shifa

Londër, 15 nëntor 2023 (MIA) - Bi-Bi-Si sot publikisht u kërkoi falje shikuesve pasi prezantuesja e tij pretendonte se ushtarët izraelit, gjatë operacionit të mëngjesit në spitalin Al Shifa, në Gaza, për qëllimet e tyre kanë marrë personel mjekësor dhe civilë që flisnin gjuhën arabe.

"Kjo ishte e pavërtetë dhe gabimisht ishte cituar raporti i Rojters. Atë që duhej ta kishim thënë është se forcat e IDF-së në këtë operacion përfshinë edhe personel mjekësor dhe persona që flasin gjuhën arabe", kumtoi më vonë televizioni britanik.

"Kërkojmë falje për këtë gabim, i cili ishte nën standardet tona të zakonshme editoriale. Versioni i saktë i ngjarjes u transmetua pak minuta më vonë", kumtoi Bi-Bi-Si.

Kompania televizive është vënë nën kritika për shkak të raportimit për luftën ndërmjet Izraelit dhe organizatës terroriste Hamas.

Kërkimi i faljes erdhi pasi udhëheqësit hebrenj kritikuan transmetuesin. Një regjistrim në të cilin gazetarja citon një raport nga agjencia Rojters është përhapur në rrjetet sociale. Gazetarja thotë se ushtria izraelite ka konfirmuar se do të kryejë një "operacion të saktë dhe të synuar" kundër grupit terrorist Hamas në spitalin Al-Shifa në Gaza.

"Dëgjuam nga Rojters se Izraeli thotë se forcat e tij po kryejnë një operacion kundër Hamasit në spitalin Al-Shifa në Gaza, duke synuar njerëz, përfshirë edhe ekipe mjekësore, si dhe persona që flasin gjuhën arabe. Ata gjithashtu thonë se Izraeli po u bën thirrje të gjithë operativëve të Hamasit në spital që të dorëzohen menjëherë". sa/

foto: X

 

QËNDRONI TË LIDHUR