• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bi-Bi-Si: Arrestohet ish-kryeministrja skoceze Nikolla Starxhen

Bi-Bi-Si: Arrestohet ish-kryeministrja skoceze Nikolla Starxhen

 Edinburg, 11 qershor 2023 (MIA) - Ish-ministrja e parë skoceze, Nikolla Starxhen, është arrestuar në lidhje me një hetim të vazhdueshëm për financimin dhe financat e SNP-së së saj, raporton Bi-Bi-Si.

Policia konfirmoi se politikania 52-vjeçare është arrestuar si i dyshuar dhe po merret në pyetje nga detektivët. 

Më 5 prill, policët e  kontrolluan shtëpinë e saj dhe selinë e partisë në Edinburg. 

 Policia ka arrestuar edhe bashkëshortin e saj Piter Murel, ish-drejtor ekzekutiv i SNP-së, i cili u lirua pa u ngritur akuzë.

Pas dy javësh u arrestua edhe arkëtari i SNP-së, Kolin Biti, por edhe ai u lirua pa akuzë, sqaroi Bi-Bi-Si. 

 Murel dhe Biti u trajtuan si të dyshuar dhe u arrestuan për një periudhë të përcaktuar ligjërisht deri në 12 orë në  në marrje në pyetje përpara se të liroheshin në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Sipas Ligjit  për Drejtësisë Penale Skoceze nga viti 2016, policia mund ta lirojë  të dyshuarin për hetim të mëtejshëm, por i njëjti më vonë mundet sërish të arrestohet.  ar/

 Foto: Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR