• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Besimi: Pagat në shëndetësi do të paguhen nga Thesari, nëse deri të hënën nuk zgjidhet problemi me FSSH

Besimi: Pagat në shëndetësi do të paguhen nga Thesari, nëse deri të hënën nuk zgjidhet problemi me FSSH

Shkup, 17 shkurt 2023 (MIA) - Është gjetur zgjidhja për pagesën e pagave në shëndetësi, madje edhe nëse deri të hënën nuk zgjidhet problemi me sistemin e Fondit të shëndetësisë, theksoi ministri i Financave Fatmir Besimi.

Ai në një emision i në MTV, tha se nëse FSSH nuk e zgjidh problemin me sistemin e hakuar deri të hënën, fondet do të transferohen drejtpërdrejt nga fondet e Thesarit qendror dhe do të bëhet shlyerja e mëtejshme me Fondin. 

"Është evident problemi teknik me sistemin në FSHSH dhe kjo është një luftë hibride që nuk ndodh vetëm tek ne, si pasojë edhe me pagat e punonjësve shëndetësorë. Nëse së shpejti (po flas për këto dy dytë) problemi me sistemin e FSSH-së nuk hiqet, pagat do të paguhen nga Thesari dhe do të bëhet rregullimi i mëtejshëm me buxhetin e FSSH-së. Më duhet të theksoj se FSSH ka një sistem pagesash të ndryshëm nga Thesari, ndaj ky është problemi. Kjo është jashtë procedurave të rregullta, por është brenda ligjit", theksoi Besimi.

I pyetur nëse ka mjete të mjaftueshme për t'i paguar pagat e shëndetësisë, ministri Besimi theksoi se buxheti është likuid, si dhe të hyrat në buxhet nga fillimi i vitit nga mesi i shkurtit janë më të larta për 10 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR