• e hënë, 23 dhjetor 2024

Besimi: Buxheti ka realizim të mirë të planit për këtë vit

Besimi: Buxheti ka realizim të mirë të planit për këtë vit

Shkup, 22 gusht 2023 (MIA) - Kemi realizim të mirë të planit për këtë vit te Buxheti sipas të gjitha bazave dhe kemi realizim më të madh për periudhën janar - gusht në krahasim me vitin e kaluar, vlerësoi sot ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Ai theksoi se realizimi i të ardhurave të përgjithshme në Buxhet për vitin 2023 deri tani është 60,04 për qind, te tatimi i të ardhurave personale është 61,7 për qind, te tatimi i fitimit 81,3 për qind, te TVSH-ja 51,5 për qind, te akcizat 58,4 për qind, te të ardhurat 54,4 për qind dhe te kontributet 65,4 për qind.

"Në periudhën prej 1 janarit deri 18 gusht, TVSH-ja për 8,4 për qind të neto bazës është më e lartë, respektivisht tejkaluar në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2022. Të ardhurat e përgjithshme në krahasim me vitin 2022 janë më të larta për 12,5 për qind, te tatimi i të ardhurave personale janë më të larta për 15,2 për qind, te tatimi i fitimit janë më të larta për 6,7 për qind, 4,8 për qind te TVSH-ja, te akcizat janë më të larta për 5,9 për qind, te të dhënat për import 9,9 për qind, te të ardhurat tjera tatimore janë më të larta për 4,1 për qind, ndërsa tek kontributet për 19,3 për qind, saktësoi Besimi në përgjigje të pyetjes pas nënshkrimit të marrëveshjeve për huanë prej 100 milionë eurove nga BERZH për EMV dhe shtoi se ka realizim më të madh te të gjitha pozitat në krahasim me vitin e kaluar.

Lidhur me listën e prodhimeve, për të cilat do të ndryshohet TVSH-ja, ai theksoi se që më 9 janar është dërguar deri te odat ekonomike dhe shtoi se tashmë është e qasshme në ueb faqen e Ministrisë së Financave.

"Ne e dërgojmë listën deri te odat ekonomike, ndërsa ata e ndajnë me kompanitë anëtare. Lista me kohë është ndarë me odat ekonomike që prej kur herën e parë janë dërguar ligjet në Kuvend, e tanimë të publikuara edhe në ueb faqen e Ministrisë së Financave, ku secili ka qasje, pritet të votohet ligji dhe pastaj të miratohet vendim i Qeverisë", tha Besimi. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR