Besent: Nga doganat në vit SHBA-ja mund të përfitojë prej 300 deri 600 miliardë dollarë
- – Ministri amerikan i Financave Skot Besent parashikon se SHBA-ja mund të grumbullojë prej 300 deri 600 miliardë dollarë në vit nga doganat.
- Post By Fitore Curri
- 13:10, 5 prill, 2025

Uashington, 5 prill 2025 (MIA) – Ministri amerikan i Financave Skot Besent parashikon se SHBA-ja mund të grumbullojë prej 300 deri 600 miliardë dollarë në vit nga doganat.
“Fillimisht, do të kemi të ardhura të konsiderueshme nga tarifat. Pastaj të ardhurat nga fabrikat, nga tatimi i të ardhurave nga të gjitha vendet e punës do të rriten. Kështu, ne do ta përpunojmë atë në nivel vendor siç do të ulen doganat”, deklaroi Besent.
Pasi presidenti amerikan Donald Tramp publikoi dogana drastike për import të mërkurën në mbrëmje, bursa më e madhe botërore është nën presion të madh.
Për dy ditë Dou Xhouns u fundos për 9,3 për qind, përderisa SiP 500 humbi 10,5 për qind, ndërsa indeksi Nasdak për 11,4 për qind. Kjo është rritja më e madhe dyditore e atyre indekseve nga viti 2020, kur në tregje mbizotëronte panik për shkak të pandemisë së koronavirusit. fc/
Foto: EPA