Besent: Mendoj se Putini është kriminel lufte, por me të duhet të negociojmë
- Ministri amerikan i Financave, Skot Besent deklaroi gjatë dëshmisë së tij vjetore para Komitetit për shërbime financiare të Dhomës përfaqësuese të Kongresit se e konsideron presidentin rus, Vlladimir Putin kriminel lufte, duke e cekur nevojën për negociata me të gjitha palët në konflikt.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:31, 8 maj, 2025

Uashington, 8 maj 2025 (MIA) - Ministri amerikan i Financave, Skot Besent deklaroi gjatë dëshmisë së tij vjetore para Komitetit për shërbime financiare të Dhomës përfaqësuese të Kongresit se e konsideron presidentin rus, Vlladimir Putin kriminel lufte, duke e cekur nevojën për negociata me të gjitha palët në konflikt.
Në pyetjen e kongrsistit Huan Vargas nëse e konsideron Vlladimir Putinin kriminel lufte, Besent u përgjigj shkurtë: "Po".
Më pas, Vargas e pyeti nëse do të negocionte me një kriminel lufte, ndaj pka ministri amerikan u përgjigj se mendon se kjo është "natyra e diplomacisë kur duhet të negociohet me të dy palët".
"Besoj se negociatat ishin të domosdoshme edhe me japonezët pas Luftës së Dytë Botërore", shtoi Besent.
Të përkujtohemi se pas negociatave disamujore, Ukraina dhe SHBA-ja nënshkruan marrëveshje për formim të Fondit për ripërtëritje, që e nënshkruan nënpresidentja e Qeverisë ukrainase, Julia Sviridenko dhe ministri amerikan i Financave, Skot Besent. ab/
foto: ЕPА