• e martë, 24 dhjetor 2024

Berova kërkon që në shuarjen e zjarrit të kyçen edhe helikopterë

Berova kërkon që në shuarjen e zjarrit të kyçen edhe helikopterë
Shtip, 21 korrik 2022 (MIA) - Komuna e Berovës para gjysmë ore ka dërguar kërkesë për shuarjen e zjarrit nga ajri, informojnë për MIA-n nga shërbimi për shtyp i Kabinetit të kryetarit, Zvonko Pekevski. Kërkesa është dorëzuar në Qendrën për menaxhimit me kriza. "Për shkak të zjarrit të madh që ka shpërthyer në vendin ndërmjet fshatit Mitrashinci dhe Budinarci, në të cilin është përfshirë një sipërfaqe e madhe me pyll dushku dhe shkurre, kërkojmë nga ju që të na ndihmoni në shuarjen e zjarrit me mbështetje ajrore- helikopterë", thuhet në kërkesën e nënshkruar nga kryetari i komunës së Berovës. Ky zjarr është jashtë kontrollit për shkak të erës, ndërsa janë përfshirë mbi 50 hektarë pyje. Kryetari i Berovës më herët i bëri thirrje popullatës që të mobilizohet dhe të kontribuojë në shuarjen e zjarrit. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR