• e shtunë, 23 nëntor 2024

Berluskoni u lirua nga akuza se ka blerë dëshmitarë

Berluskoni u lirua nga akuza se ka blerë dëshmitarë
Romë, 17 nëntor 2022 (MIA) - Gjykata italiane sot e liroi ish-kryeministrin Silvio Berluskoni nga aktakuza për blerje të dëshmitarëve në rastin e vitit 2013 lidhur me prostitucionin me të mitura. Berluskoni është akuzuar se gjoja i ka paguar 157.000 euro këngëtarit italian, Mariano Apiçeli për të gënjyer në gjykimin paraprak në të cilin ish-kryeministri italian u akuzua se ka paguar për seks me një vallëzuese 17-vjeçare marokene në një klub nate. Berluskoni edhe në gjykimin e kaluar ishte liruar nga aktakuza. Ai u deklarua i pafajshëm edhe në gjykimin e ri për blerje, ndërsa prokurori i Romës, Roberto Feliçi, i kumtoi gjykatës se duhet të lirohet sepse nuk ka baza të mjaftueshme që rasti të vazhdojë. Gjykatësit e liruan Apiçelën nga akuza për blerje dhe dëshmi gjoja të rrejshme. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR