• e shtunë, 21 shtator 2024

Berlini e rriti ndihmën ushtarake për Ukrainën për 400 milionë euro, pavarësisht gjendjes së keqe të buxhetit

Berlini e rriti ndihmën ushtarake për Ukrainën për 400 milionë euro, pavarësisht gjendjes së keqe të buxhetit

 Berlin, 19 shtator 2024 (MIA)  - Qeveria e Gjermanisë, përveç gjendjes së keqe të buxhetit të shtetit, këtë javë do t'i vërë në dispozicion Ukrainës edhe 400 milionë dollarë shtesë për pajisje ushtarake, njoftoi Ministria e Financave.

 Ushtarët ukrainas  të cilët  janë në vështirësi në front në lindje  të vendit  kanë pësuar "humbje të rënda materiale" dhe ekziston  "rrezik serioz që pa ndihmën e rritur ndjeshëm, Ukraina do të mposhtet në betejën e saj mbrojtëse", thuhet në kumtesë.

 Shuma prej 397.3 milionë euro i shtohet mbështetjes tashmë të miratuar prej 7.5 miliardë euro në buxhetin e vitit 2024, duke e bërë Gjermaninë të dytën sips madhësisë të ndihmës ushtarake për Ukrainën pas SHBA-së. "Ato 400 milionë euro shtesë duhet t'i vihen në dispozicion Ukrainës pa vonesë, në mënyrë që të kenë ndikim në fushën e betejës në Ukrainë, kryesisht gjatë vitit 2024", ka shkruar sekretari i shtetit për Financa Florijan Tonçar në një emajl  të dërguar në komisionin  e buxhetit të Bundestagut, që  duhet të miratojë zyrtarisht ndihmën.

 Në buxhetin e vitit të ardhshëm, i cili për momentin po debatohet në Parlament, shuma e caktuar për dërgimin e pajisjeve ushtarake në Kiev është pothuajse përgjysmuar në katër miliardë euro, duke shkaktuar kritika të forta në Gjermani dhe shqetësim në mesin e aleatëve të tjerë të Kievit.

 Kancelari gjerman Olaf Sholc, megjithatë, mohoi se do të kishte ndonjë ngrirje të ndihmës për Ukrainën dhe siguroi se Gjermania do të mbetet plotësisht e angazhuar në mbështetjen e atij vendi në luftë.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR