• e premte, 05 dhjetor 2025

Berlin: Sulmet ruse janë fyerje, madje dhe ndaj Trampit

Berlin: Sulmet ruse janë fyerje, madje dhe ndaj Trampit

Berlin, 26 maj 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë Johan Vadefull ka akuzuar presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin për mashtrim dhe fyerje, si të aleatëve të Ukrainës, ashtu edhe ndaj presidentit amerikan Donald Tramp për shkak të sulmeve masive ajrore ndaj qytetit të Ukrainës gjatë fundjavës, njofton DPA.

"Putini po shkel të drejtat e njeriut. Kjo është fyerje – duke përfshirë edhe presidentin e SHBA-së Donald Tramp", deklaroi Vadeful për servisin publik ARD.

Ai theksoi se Trampi kishte bërë përpjekje të konsiderueshme për ta sjellë Putinin në tryezën e negociatave, ndërsa si përgjigje, Rusia kreu sulmin më të madh ajror që nga fillimi i pushtimit ndaj Ukrainës.

Sipas autoriteteve ukrainase, në sulmet që kanë ndodhur natën e së dielës u vranë të paktën 12 persona, ndërsa dhjetëra janë lënduar.

"Kjo tregon qartë se Putini nuk është i interesuar për paqen. Ai dëshiron të vazhdojë këtë luftë, ndërsa ne nuk duhet ta lejojmë këtë", tha ministri gjerman.

Ai paralajmëroi sanksione të reja evropiane dhe vlerësoi se do të ketë "një përgjigje të qartë nga Perëndimi - dhe besoj nga SHBA-ja".

Sipas tij, në Senatin amerikan veçmë po përgatitet një pako sanksionesh "me pasoja të rënda për ekonominë ruse, të cilat do të shkaktojnë dhimbje financiare në Moskë".

Ndërkohë, Vadeful potencoi se dera e bisedimeve mbetet e hapur: Ukraina është gati për dialog, ndërsa Putini duhet të ulet në tryezën e bisedimeve. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR