• e diel, 22 dhjetor 2024

Berisha shkon në arrest shtëpiak dhe do të jetë nën mbikëqyrje policore

Berisha shkon në arrest shtëpiak dhe do të jetë nën mbikëqyrje policore

Tiranë, 30 dhjetor 2023 (MIA) - Gjykata speciale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit sot solli vendim me të cilin pranohet kërkesa e Prokurorisë speciale për caktimin e masave të përforcuara të sigurisë për ish-shefin e shtetit dhe ish-kryeministrin, Sali Berisha, lider aktual i krahut më të madh të Partisë opozitare demokratike.

Sipas vendimit nga shefja e gjykatës, Irena Gjoka, Berisha prej sot është në arrest shtëpiak në mbikëqyrje policore, ndërkaq i ndalohet edhe komunikimi me persona tët jerë, përveç anëtarëve të familjes, me të cilët jeton.

Paraprakisht seancat gjyqësore ishin shtyrë tre herë, me kërkesë të avokatëve të tij, së pari për t'u njohur me dosjen e më pas me kërkesën për përjashtim të gjykatëses Gjoka. Ata sot deklaruan se sërish, por me postë, kanë parashtruar kërkesë për përjashtimin e saj, por gjykata pohon se nuk ka kërkesë të re.

"Vendimi i gjykatës është i pritur dhe të njejtin do ta ankimojmë. Klienti ynë Berisha është në banesën e tij. MKoslejimi i komunikimit me persona të tjerë është privim nga të drejtat dhe liritë për deputeton. Për atë nevojitet autorizim i posaçëm nga Kuvendi", tha avokati i tij, Genc Gjokutaj.

Megjithatë Berisha tashmë nuk është deputet, pasi që parlamenti, e kërkesë të SPAK-ut ia hoqi imunitetin e deputetit.

Atij më parë i ishte shqiptuar masa e paraqitjes së detyrueshme çdo të hënë dhe të enjte në gjykatë, gjë që nuk e respektoi asnjëherë, si dhe masa e ndalesës për ta braktisur vendin.

Berisha akuzohet për "korrupsion pasiv" dhe "keqpërdorim të pozitës zyrtare" lidhur me privatizimin e ish-kompleksit sportiv "Partizani" në Tiranë, ku është i akuzuar Jamarbër Malltezi, dhëndrri i tij, i cili në mënyrë të paligjshme ka përfituar pesë milionë euro. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR