• e diel, 22 dhjetor 2024

Berisha refuzoi të merret në pyetje

Berisha refuzoi të merret në pyetje

Tiranë, 6 nëntor 2023 (MIA) - Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i akuzuar për korrupsion lidhur me privatizimin e ish-kompleksit sportiv "Partizani", sot nuk është paraqitur para prokurorëve të Prokurorisë speciale kundër krimit të organizuar (SPAK).

Në deklaratë për mediumet, Berisha tha se nuk do të shkojë në SPAK, sepse kjo sipas tij është shkelje e Kushtetutës dhe se "nuk ka forcë që do ta shkelë Kushtetutën".

"jam i gatshëm në çdo kohë të shkoj në SPAK për t'u përgjigjur në çdo pyetje. Asnjëherë nuk i pranoj sanskionet jokushtetuese të Edi Ramës dhe bandës së tij. Secili qytetar duhet të dijë se unë jam paraqitur në Prokurori aq herë sa kam qenë i thirrur gjatë jetës. Nuk mund të pranoj se Rama me një turmë dhunuesisht të cilët funksionojnë so grup i strukturuar kriminel e shkelë Kushtetutën. Por, gjithnjë derisa është në fuqi Kushtetuta, nuk ka dhunues në Shqipëri apo në botë që do të më shtynte ta shkel Kushtetutën", tha Berisha.

Sipas nenit 231 të Ligjit për procedurë penale, në rastet kur ka shkelje të masave për siguri, gjykata mund të shqiptojë masë tjetër më të ashpër.

Konkretisht, masat të cilat konsiderohen si më të ashpra dhe të cialt mund t'i caktohen Berishës janë arresti shtëpiak apo marrja me dhunë, përderisa paraburgimi për ish-kryeminsitrin nuk është i mundur për shkak të moshës së tij (79 vjeç).

Atij, Gjykata speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK) më datën 21 të muajit të kaluar i caktoi "detyrimin për paraqitje" dhe ia mori dokumentin e udhëtimit. Berisha, i cili është deputet në Parlamentin shqiptar, konsideron se sipas Kushtetutës, organet e drjtësisë fillimisht duhet t'i drejtohen Shtëpisë ligjvënëse. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR