• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Berisha para paraburgimit - Këshilli i Mandateve i propozoi Parlamentit t'i hiqet imuniteti i deputetit

Berisha para paraburgimit - Këshilli i Mandateve i propozoi Parlamentit t'i hiqet imuniteti i deputetit

Tiranë, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Këshilli i Mandateve me gjashtë vota “pro”, asnjë kundër apo abstenim i hapi rrugën procesit për heqjen e imunitetit të deputetit ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha dhe liderit aktual të krahut më të madh të demokratëve të opozitës në Shqipëri.

Ky është hapi i parë, sepse vendimi përfundimtar pritet të merret të enjten, kur është planifikuar një seancë e posaçme në Kuvend, në të cilën, pritet, pika e parë e rendit të ditës të jetë votimi për heqjen e imunitetit të Berishës.

"Pas heqjes së mandatit të tij, prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, do t’i drejtohen Gjykatës Speciale për miratimin e masës së sigurisë “arrest shtëpiak” apo “arrest me burg” për ish-kryeministrin. Pasi gjykata të shqyrtojë kërkesën e SPAK-ut, në rast pranimi, do të autorizojë nëpunësit e policisë gjyqësore për të zbatuar masën e kërkuar ndaj Berishës", raporton abcnews.al.

Ish-kryeministri është nën hetim nga SPAK për çështjen e privatizimit të kompleksit sportiv “Partizan” në Tiranë, me privatizimin e të cilit, sipas prokurorëve, dhëndri i Berishës për vajzën e tij, në mënyrë të paligjshme ka fituar pesë milionë euro. Ai ndërtoi disa ndërtesa shumëkatëshe në vendin e ish-fushave dhe objekteve sportive.

Me dyshimin për “korrupsion pasiv” dhe “keqpërdorim të pozitës zyrtare”, ai është urdhëruar të paraqitet rregullisht në gjykatë, çdo të hënë të parë dhe të tretë të muajit, gjë që nuk e respekton, si dhe ndalesë për largim nga vendi.

Në seancë, heqja e imunitetit duhet të miratohet nga më shumë se 50 për qind e gjithsej 140 deputetëve, për t’i hapur rrugë “masës së paraburgimit” ndaj Berishës nga SPAK, për të cilën shumica në pushtet ka një numër të mjaftueshëm, ndërsa këtu sigurisht edhe një pjesë e deputetëve demokratikë, të cilët votuan “pro” edhe në seancën e sotme të Këshillit.

Berishës (79) me shumë gjasa do t'i shqiptohet masa “arrest shtëpiak” sepse edhe avokati i tij por edhe ekspertë të tjerë ligjorë pretendojnë se nuk mund të përfundojë në arrest me burg, pasi ligji nuk e lejon për shkak të moshës dhe sqarojnë se për një përson më të moshuar se 70, maksimumi është arresti shtëpiak. ls/

Foto: Parlamenti shqiptar 

 

QËNDRONI TË LIDHUR