• e premte, 05 dhjetor 2025

Berisha para grupit të PPE-së në Strasburg: Rreziku më i madh për qytetarët shqiptarë është droga

Berisha para grupit të PPE-së në Strasburg: Rreziku më i madh për qytetarët shqiptarë është droga

Tiranë, 1 tetor 2025 (MIA) - Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Sali Berisha, në fjalën e tij para grupit të Partive Popullore Evropiane në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, deklaroi se rreziku më i madh ekzistencial për shqiptarët është droga dhe shndërrimi i vendit në një shtet narkotik.

"Miqtë folën për kërcënime të ndryshme, kërcënimin rus, kërcënimin tjetër, kërcënimin tjetër. Për shqiptarët, kërcënimi më i madh ekzistencial është droga. E vërteta është, e vërteta është se, ne do t’ju informojmë ju, kolegë të nderuar, me dokumente dhe materiale, por çfarë ka dalë? Ka dalë nga antimafia italiane që përfaqësues të qeverisë shqiptare kanë bërë një takim në Aruba me kartelet më të larta të drogës. Cili ishte qëllimi i takimit? Qëllimi ishte një marrëveshje për të investuar paratë e tyre në Shqipëri. Por kushdo që vjen në Shqipëri ose sheh të dhënat e Eurostat-it, do të gjejë që indeksi i ndërtimit në Shqipëri është tre herë më i lartë se mesatarja për Bashkimin Evropian. Ndërkohë që industria, bujqësia po bien, janë në recesion",ka thënë Berisha, raportuan mediat.

Berisha shtoi se narko-shteti nuk është vetëm një kërcënim i madh për kombin ku ndodhet, por edhe për rajonin dhe Evropën.

"Të dhënat e fundit tregojnë se kartelet shqiptare të drogës përcaktojnë çmimin e kokainës në të gjithë Evropën. Vetëm një person, dy persona, u gjetën se në një vit kishin trafikuar 28 ton kokainë nga Paraguai në Roterdam dhe, mendoj, edhe në Antuerpen dhe Belgjikë. Këto janë zhvillime, jo pozitive, por ne po mundohemi të bëjmë më të mirën tonë. Kjo është," tha Berisha.

Berisha, gjithashtu, akuzoi se hapur po shkelet Kushtetuta, rregullat e Parlamentit, sepse programi qeveritar u votua vetëm për 28 minuta pa debat.

Në këtë drejtim, ai përmendi edhe mbylljen e Njuz 24, "një stacion televiziv që kritikon regjimin".

"Një natë ajo e gjeti veten të rrethuar nga policia dhe ushtria. Ata nuk i lejuan gazetarët të hynin, pavarësisht vendimit të gjykatës. Megjithatë, kryeministri nuk u shqetësua. Ata sekuestruan kompjuterët ku gazetarët investigativë kishin dosje kundër ministrave. Deri më sot, vendimi i gjykatës nuk është zbatuar. Ata nuk janë në hapësirat e tyre. Ka një presion të tmerrshëm mbi median. Por e njëjta gjë po ndodh edhe në Parlament", theksoi kryeministri.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama e ndien veten si një sheik apo emir, që shkon qytet më qytet dhe shkarkon vetë kryebashkiakët e tij, këshilltarët dhe drejtorët. sa/

Foto: printskrin Berisha FB

QËNDRONI TË LIDHUR