• e diel, 22 dhjetor 2024

Berisha: Më 11 shkurt protestë masive antiqeveritare dhe fillim i revolucionit më të fortë në histori

Berisha: Më 11 shkurt protestë masive antiqeveritare dhe fillim i revolucionit më të fortë në histori
 
 
Dibër, 1 shkurt 2023 (MIA) - Më 11 shkurt në ora 12:00 do të fillojë revolucioni më i fuqishëm që ka njohur Shqipëria në historinë e saj, tha lideri i krahut më të madh të demokratëve të opozitës shqiptare, Sali Berisha, duke paralajmëruar mbajtjen e një proteste masive kombëtare.
 
 
 
"Më 11 shkurt, Shqipëria do të marshojë drejt Tiranës, ku sheshet dhe rrugët do të jenë të mbushura me njerëz, në një protestë kombëtare të tillë që në vend nuk ka pasur kurrë. Ftoj çdo shqiptar në Shqipëri dhe kudo që është t'i bashkohet kësaj proteste kundër këtij regjimi që sillet në mënyrën më mjerane ndaj shqiptarëve", tha Berisha.
 
 
Sipas tij, është koha që opozita të flasë deri në “largimin e kësaj qeverie të kalbur, deri në largimin e këtij turpi që nuk ka as parim e as normë”.
 
 
Duke shprehur mbështetjen e tij për protestën, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë për mediat tha se protesta e 11 shkurtit do të jetë një uragan i vërtetë.
 
 
"Të jeni të sigurt se kjo qeveri është rrëzuar shumë kohë më parë, por ka korruptuar dhe shantazhuar ish-udhëheqjen e opozitës. Prandaj vazhdon si një kalbje që mban errë vetëm të korrupsionit, tradhtisë, akteve antishtetërore, antikombëtare. Asgjë nuk është e rastësishme nga këto që prodhojnë vetëm varfëri", tha Meta.
 
 
Kjo është një protestë e vazhdueshme antiqeveritare e opozitës së drejtuar nga Berisha dhe Meta. E fundit u mbajt më 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë u mbajt Samiti BE-Ballkani Perëndimor. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR