• e diel, 22 dhjetor 2024

Berisha e hodhi poshtë dorën e shtrirë të Ramës për dialog: Me kë do të bisedojë, liderët kryesorë të opozitës janë në burg

Berisha e hodhi poshtë dorën e shtrirë të Ramës për dialog: Me kë do të bisedojë, liderët kryesorë të opozitës janë në burg

Tiranë, 1 nëntor 2024 (MIA) - Në thirrjen e kryeministrit Edi Rama drejtuar opozitës për dialog, lideri i demokratëve opozitarë, Sali Berisha, iu përgjigj se "nuk ka dialog sepse liderët kryesorë të opozitës janë në burg".

Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpiak, në video-konferencën për shtyp tha se kjo është hipokrizia e Ramës.

"Me deputet, nënkryetar të grupit parlamentar të burgosur, pse u tha të vërtetën shqiptarëve. Ata që mendojnë se mund të kalojnë mbi këto akte, nuk bëjnë gjë tjetër, veç se përligjin një diktaturë dhe ne jemi thjeshtë në qëndresën tonë.  Pra se çfarë dialogu kërkon Edi Rama, besoj se e demonstron qartë me burgosjen e drejtuesve kryesorë të opozitës", tha Berisha.

Rama paraprakisht, në pyetjen e gazetarëve, deklaroi se është i gatshëm për dialog me opozitën, por se "diskutimi duhet të jetë përmes gjuhës dhe jo me muskuj".

"Dakordohem për dialog, por për tango nevojiten dy vetë. Kush është sot për dialog? Është shumë e thjeshtë! Kush nuk është për dialog? Edhe kjo është shumë e thjeshtë. Nuk kam me kë të bisedoj. Kur ishim në opozitë problemi ishte që pushteti nuk u dakordua të bisedojë me ne, ndërkaq nga dita e parë e deri më sot, kur unë jam në këtë funksion, nuk ka qenë problem që pushteti të ulet dhe të diskutojë, por diskutim përmes gjuhës, jo me duar dhe muskuj", deklaroi Rama.

Berisha e dënon ashpër incidentin me eurodeputetin Fredi Beleri, ndaj të cilit një banor i Tiranës, i cili më vonë u arrestua, e gjuajti me vezë dhe kos, ai hyri në parlamentin shqiptar, si pjesë e delegacionit të Parlamentit evropian për kontroll të procesit inkuadrues të Shqipërisë, duke e quajtur "skenar të planifikuar nga narko shteti". ab/

Fotо: FB Berisha

QËNDRONI TË LIDHUR