Berisha: Beteja e opozitës hyn në fazë të re, Shqipëria është numër një për larje parash
- – Lideri i Partisë Demokratike opozitare në Shqipëri (PD), Sali Berisha, pas mbledhjes së grupit parlamentar, deklaroi se beteja e opozitës po hyn në fazë të re.
- Post By Fitore Curri
- 19:43, 23 shtator, 2025
Tiranë, 23 shtator 2025 (MIA) – Lideri i Partisë Demokratike opozitare në Shqipëri (PD), Sali Berisha, pas mbledhjes së grupit parlamentar, deklaroi se beteja e opozitës po hyn në fazë të re.
Gjithashtu, duke iu referuar raporteve të huaja, akuzoi se “Shqipëria është numër një për larje parash”, duke përsëritur se në krye të shtetit të drogës është Edi Rama.
"Beteja e opozitës ka hyrë në një fazë të re, do të jetë një betejë kundër shtetit të drogës, kundër udhëheqësit të shtetit të parë dhe të vetëm të drogës në Evropë. Shqipëria është bërë një parajsë për larje parash për krimin ndërkombëtar. Rrokaqiejt po ndërtohen nga miliarda dollarë të fituara nga droga", tha Berisha.
Ai përmendi emra konkretë siç është Diego Benitez, të cilin e përshkroi si “kumbar i cili menaxhon me 14 klane për tregti me kokainë në Shqipëri”.
Ai informoi se grupi parlamentar i Partisë Demokratike sot ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë që ta anulojë, si antikushtetues, dekretin e presidentit Bajram Begaj, për funksionimin e ministres virtuale Diella. fc/
Foto: PD