Berboku: Me pseudo-paqe asgjë nuk do të arrihet
- Nuk duhet të ketë marrëveshje paqeje të lidhur mbi kokat e ukrainasve dhe evropianëve, deklaroi sot ministrja gjermane e Punëve të Jashtme Analena Berboku në fillim të Konferencës së Sigurisë në Mynih.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:14, 14 shkurt, 2025

Mynih, 14 shkurt 2025 (MIA) - Nuk duhet të ketë marrëveshje paqeje të lidhur mbi kokat e ukrainasve dhe evropianëve, deklaroi sot ministrja gjermane e Punëve të Jashtme Analena Berboku në fillim të Konferencës së Sigurisë në Mynih.
"Me pseudo-paqe - mbi kokat e ukrainasve dhe evropianëve - asgjë nuk do të arrihet", tha Berboku.
"Pseudo-paqja nuk do të sjellë siguri afatgjatë as për popullin e Ukrainës, as për ne në Evropë, as për SHBA-në", shtoi shefja e diplomacisë gjermane.
Deklarata e saj është një përgjigje ndaj një bisede telefonike mes presidentëve amerikan dhe rus, Donald Trampit dhe Vladimir Putinit.
Foto: Arkivi i MIA-s