Berboku mbërriti në Kiev
- Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbok, sot mbërriti në Kiev në shenjë mbështetjeje për Ukrainën, për një vizitë e cila paraprakisht nuk ishte paralajmëruar për arsye sigurie.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:28, 4 nëntor, 2024

Kiev, 4 nëntor 2024 (MIA) - Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbok, sot mbërriti në Kiev në shenjë mbështetjeje për Ukrainën, për një vizitë e cila paraprakisht nuk ishte paralajmëruar për arsye sigurie.
Ministrja gjermane siguroi Ukrainën për mbështetjen e vazhdueshme në prag të dimrit të tretë të luftës dhe sulmeve të vazhdueshme ruse në infrastrukturë.
"Gjermania, së bashku me shumë partnerë në mbarë botën, qëndron fort në anën e Ukrainës. Do t'i mbështesim ukrainasit derisa u duhemi që të munden ta ndjekin rrugën e tyre drejt një paqeje të drejtë", tha Berboku.
Ministrja mbërriti në kryeqytetin e Ukrainës mëngjesin e sotëm me një tren special. Ky është udhëtimi i tetë i Berbokut në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të vitit 2022.
Foto: Arkivi i MIA-s