Berbok nuk e sheh veten si kandidate për postin e Sekretarit të përgjithshëm të KB-së
- Presidentja e Asamblesë së përgjithshme të KB-së, Analena Berbok nuk e sheh veten si kandidate për postin e Sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, por beson se do të ishte "e mrekullueshme" për herë të parë një grua ta merrte këtë detyrë, njofton DPA.
- Post By Fami Bajrami
- 12:05, 23 shtator, 2025
Nju Jork, 23 shtator 2025 (MIA) - Presidentja e Asamblesë së përgjithshme të KB-së, Analena Berbok nuk e sheh veten si kandidate për postin e Sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, por beson se do të ishte "e mrekullueshme" për herë të parë një grua ta merrte këtë detyrë, njofton DPA.
Ish shefja e diplomacisë gjermane për revistën "Shtern" sot dha një koment se sekretarja e përgjithshme femër është "80 vjet e vonuar".
"Por nuk vjen parasysh unë ta marr këtë funksion", tha ajo, transmeton DPA.
Berboku shpjegoi se puna e saj është të udhëheq procesin e përzgjedhjes së Sekretarit të përgjithshëm dhe "kjo është mjaft e vështirë në këtë situatë në botë".
Sekretari aktual i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, personi i nëntë që mban këtë pozicion duhet të dorëhiqet në fund të vitit të ardhshëm pas dy mandatesh në detyrë.
Pasi shërbeu si diplomatja më e lartë e Gjermanisë nga viti 2021 deri në vitin 2025, Berbok në fillim të këtij muaji mori postin si presidente e Asamblesë së përgjithshme të KB-së për një vit, kujton agjencia gjermane.
Ndër detyrat e saja është mbikëqyrja e Debatit të përgjithshëm në Nju Jork i cili fillon sot dhe do të marrin pjesë më shumë se 140 liderë botëror.
Në debatin e sivjetmë me gjasë do të dominojë tema e luftës në Gazë.
Foto: EPA