• e enjte, 15 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Berbok nga Kievi: SHBA të mos bie pre e "taktikave" të Putinit

Berbok nga Kievi: SHBA të mos bie pre e

Kiev, 1 prill 2025 (MIA) - Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbok, deklaroi sot në Kiev se SHBA nuk duhet të lejojnë që të mashtrohen nga sjellja e presidentit rus Vlladimir Putin që ajo e quajti "taktikë të blerjes kohë".

Berbok arriti në kryeqytetin ukrainas në një vizitë të paparalajmëruar për shkaqe sigurie, raporton DPA.

"Në takimin e ardhshëm të ministrave të jashtëm të NATO-s do të dërgojmë një mesazh të qartë se pala amerikane nuk duhet të tërhiqet nga taktikat e blerjes kohë nga ana e Putinit", tha Berbok pas arritjes në Kiev. Sipas saj, lideri rus vetëm po simulon gatishmërinë për negociata, por "nuk largohet as një milimetër" nga pozicioni i tij, duke përdorur kohën për të vazhduar "agresionin e tij të paligjshëm në Ukrainë".

Ukraina është e gatshme të nënshkruajë marrëveshje për armëpushim. Patjetër të japim garanci të qarta se qeveria e ardhshme gjermane do të vazhdojë mbështetjen e saj të rëndësishme për Ukrainën", theksoi Berbok. Ajo tha se Gjermania ka ndarë 130 milionë euro shtesë ndihmë humanitare dhe fonde stabilizimi për Ukrainën si përgjigje ndaj sulmeve ruse, raporton DPA.

“Për shkak të ngërçit në negociatat mes SHBA-së dhe Rusisë e një rëndësie strategjike është që ne, evropianët të tregojmë se qëndrojmë pas Ukrainës pa asnjë kusht dhe më shumë se kurrë e mbështesim Kievin”, shtoi ministri gjerman.

foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR