Berbok: Mbështetja për Ukrainën nuk është e qartë për shumë gjermanë
- Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbok në një intervistë për Blumberg pranoi se arsyet pse Berlini duhet të mbështesë Ukrainën nuk janë të qarta për shumë gjermanë.

Berlin, 18 shtator 2023 (MIA) - Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbok në një intervistë për Blumberg pranoi se arsyet pse Berlini duhet të mbështesë Ukrainën nuk janë të qarta për shumë gjermanë.
"Shumë njerëz në SHBA e parashtrojnë pyetjen; "Ukraina është mjaft larg nesh, pse është e rëndësishme për ne?" Kjo nuk vlen vetëm për SHBA-në, por edhe për ne këtu në Gjermani. Europa ka nevojë për mbështetjen e "miqve dhe kolegëve" amerikanë më shumë se kurrë", tha kreu i diplomacisë gjermane.
Sipas saj, është e nevojshme t'i tregohet botës se aleatët do të qëndrojnë pranë Ukrainës "për aq kohë sa të jetë e nevojshme".
Më herët, kreu i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, Boris Pistorius, theksoi se Berlini tashmë i ka ofruar Kievit ndihma të mëdha ushtarake. ls/
Foto: EPA