Berbok: Marrëveshjet për minerale me Ukrainën duhet të jenë në përputhje me ligjin e BE-së
- Të gjitha marrëveshjet për mineralet e rralla të tokës me Ukrainën duhet të jenë në përputhje me ligjin evropian, tha sot ministrja gjermane e Punëve të Jashtme Analena Berbok gjatë vizitës së saj në Kiev.
- Post By Sara Ademi
- 15:50, 1 prill, 2025

Kiev, 1 prill 2025 (MIA) - Të gjitha marrëveshjet për mineralet e rralla të tokës me Ukrainën duhet të jenë në përputhje me ligjin evropian, tha sot ministrja gjermane e Punëve të Jashtme Analena Berbok gjatë vizitës së saj në Kiev.
Duke e komentuar marrëveshjen potenciale për minerale ndërmjet Ukrainës dhe SHBA-së, Berbok tha se Evropa tashmë ka arritur marrëveshje me Ukrainën dhe se çdo marrëveshje e re duhet të jetë në përputhje me ligjin e Bashkimit Evropian.
"Në fund të fundit, ky është kontinenti ynë evropian...Ne, kuptohet jemi në dialog me të gjitha palët e interesuara", tha shefja e diplomacisë gjermane.
Berbok tha më herët në Kiev se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet të lejojnë veten të mashtrohen nga sjellja e presidentit rus Vladimir Putin, të cilën ajo e quajti "taktika vonese".
"Në takimin e ardhshëm të ministrave të jashtëm të NATO-s, ne do të dërgojmë një mesazh të qartë se pala amerikane nuk duhet të tërhiqet në taktikat e vonesës së Putinit," tha Berbok pas mbërritjes në Kiev. Sipas saj, lideri rus vetëm po simulon gatishmërinë për negociata, por "nuk largohet as një milimetër" nga pozicioni i tij, duke përdorur kohën për të vazhduar "agresionin e tij të paligjshëm në Ukrainë".
"Ukraina është e gatshme menjëherë të nënshkruajë marrëveshje për armëpushim. Duhet të japim garancione të qarta se qeveria e ardhshme gjermane do ta vazhdojë mbështetjen e saj të madhe për Ukrainën", theksoi Berbok. Ajo tha se Gjermania i ka ndarë 130 milionë euro shtesë në ndihmë humanitare dhe fonde për stabilizim të Ukrainës si përgjigje e sulmeve ruse", transmetoi DPA.
"Për shkak të ngecjes në negociatat ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë, nga vlera strategjike është ne, evropianët, të tregojmë se qëndrojmë pas Ukrainës pa kurrfarë kushte dhe se më shumë se kurrë e mbështesim Kievin", shtoi ministrja gjermane. sa/
Foto: DPA