• e diel, 23 shkurt 2025

Berbok: Marrëveshja për ndërprerje të zjarrit mes Izraelit dhe Hamasit është "përparim i madh", por paraprijnë sfida të reja

Berbok: Marrëveshja për ndërprerje të zjarrit mes Izraelit dhe Hamasit është

Berlin, 16 janar 2025 (MIA) - Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbok tha se marrëvehsja për ndërprerje të zjarrit mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, është "përparim i madh", por paralajmëroi se paraprijnë sfida të reja, lajmëroi DPA.

"Asgjë nuk është e sigurt, siç shpesh tregon situata globale, por tani ky është përparim i madh", deklaroi Berbok për kanalin televiziv ARD.

Ajo tha se marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit, të cilën mbrëmë vonë e kumtoi Katari, është rezultat i punës së mundimshme 15-muajshe nga shpërthimi i konfliktit në sulmet e 7 tetorit të vitit 2023.

Pengjet e tjera izraelite të cilat i mbante Hamasi duhet të lirohen, theksoi Berbok, dhe duhet të lejohet më shumë ndihmë humaniatre të arrijë në Gazë.

"Tani është me rëndësi të zbatohet ajo që e përgatitëm. Edhe Gjermania është e gatshme për këtë", tha Berbok.

Vendet evropiane mund të ndihmojnë në riparimin e vendkalimit kufitar Rafah në kufirin mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit. "Vendkalimi kufitar është dëmtuar. Bashkimi Evropian mund të japë mbështetje për atë", shtoi Berbok. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR