• e hënë, 23 dhjetor 2024

Berbok: Gruri ukrainas nuk mund të lihet të kalbet në silose

Berbok: Gruri ukrainas nuk mund të lihet të kalbet në silose

 Bruksel, 20 korrik 2023 (MIA) - Gjermania së bashku me aleatët e saj po punon  që të sigurohet që gruri ukrainas të mos lihet të kalbet në silose pasi Rusia u tërhoq nga marrëveshja për eksportin e grurit përmes Detit të Zi, ndërsa  Berlini do ta përshpejtojë punën për eksportimin e grurit me hekurudhë, deklaroi sot shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbok, e cituar nga media britanike.

Duke folur në margjinat e një takimi të shefave të diplomacive të Bashkimit Evropian në Bruksel, Berbok e akuzoi Rusinë për shantazh dhe përpjekje për të përdorur grurin si armë në llogari të më të varfërve në botë.

 Presidenti rus Vladimir Putin i ka akuzuar vendet perëndimore për "mosrespektim" të marrëveshjes për grurin, të arritur  me ndërmjetësim të Kombet e Bashkuara dhe Turqia.

 "Qindra mijëra njerëz, për të mos thënë miliona, urgjentisht u nevojitet gruri ukrainas, prandaj po punojmë me të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë që të mos kalbet në soleset në javët e ardhshme, por të arrijë tek njerëzit në botë që kanë nevojë urgjente", përfundoi Berbok në takimin në Bruksel.

 

QËNDRONI TË LIDHUR