• e shtunë, 23 nëntor 2024

Berbok: Gjermania nuk mund të dërgojë "Patriot" në Ukrainë

Berbok: Gjermania nuk mund të dërgojë

Berlin, 9 prill 2024 (MIA) - Gjermania pothuajse i ka ezauruar rezervat e saj të sistemit "Patriot" dhe për këtë arsye nuk mund t'ia sigurojë Ukrainës, deklaroi ministrja e Punëve të Jashtme, Analena Berbok.

"Tani vendet partnere po kuptojnë se ku tjetër mund t'i marrin sistemet e mbrojtjes ajrore për Ukrainën", tha Berbok.

Sipas saj, Rusia dëshiron të "bombardojë" Harkovin, ndaj partnerët duhet të bëjnë më shumë për të mbështetur Ukrainën.

“Për të parë se ku sistemet e mbrojtjes ajrore mund të dërgohen shpejt në Ukrainë, nevojitet një rishikim i të gjitha sistemeve Patriot në Evropë dhe në botë”, shtoi shefja e diplomacisë gjermane. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR