• e martë, 19 nëntor 2024

Berbok: Gjermania do të dërgojë plotësisht 150 ushtarë në misionin e NATO-s në Kosovë

Berbok: Gjermania do të dërgojë plotësisht 150 ushtarë në misionin e NATO-s në Kosovë

Prishtinë, 28 nëntor 2023 (MIA) - Shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbok sot pas takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel deklaroi se vendi i saj do të dërgojë plotësisht 150 ushtarë në Kosovë.

"Në Ballkanin Perëndimor paqja shpesh varet në fije peri. Obligimet e NATO-s dhe BE-së shkojnë krah për krahu. Misioni EUFOR është i pranishëm dhe ofron siguri në BeH, ndërsa NATO KFOR në Kosovë. Gjermania do të sigurojë deri 150 ushtarë shtesë për KFOR-in", tha Berbok.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së Zhozep Borel deklaroi se Kosova dhe Serbia ishin tema të bisedimeve në tkaimin e ministrave të jashtëm të NATO-s.

Siç transmeton Beta duke iu referuar mediumeve në prishtinë, ai u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të krijojnë kushte për zbatim të marrëveshjes.

Sipas tij, bashkëpunimi i BE-së dhe NATO-s është me rëndësi jetike për situatën në veri të Kosovës. Borel shtoi se do të vazhdojnë të sigurojnë stabilitet në këtë pjesë të Kosovës dhe përgjatë linjës administratove me Serbinë. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR