• e premte, 05 dhjetor 2025

Berbok: Forcat paqeruajtëse të KB-së mund të garantojnë paqen në Ukrainë

Berbok: Forcat paqeruajtëse të KB-së mund të garantojnë paqen në Ukrainë

Nju Jork, 14 shtator 2025 (MIA) - Kryetarja e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, Analena Berbok, tha se forcat paqeruajtëse të KB-së mund të luajnë një rol në sigurimin e një zgjidhjeje paqësore për luftën në Ukrainë, raportoi DPA.

"Nëse arrihet një marrëveshje paqeje, ajo duhet të garantohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse shumica e shteteve anëtare besojnë se për këtë nevojiten "helmeta blu", kjo mund të sigurojë një paqe të qëndrueshme", tha Berbok, ish ministre e jashtme gjermane, për gazetën javore "Bild".

Aleatët e Ukrainës kanë punuar prej muajsh mbi planet për një fazë të re të mundshme në luftë - nga një armëpushim në një marrëveshje paqeje. Megjithatë, përpjekje të tilla kërkojnë gatishmërinë e Moskës për të negociuar. Ukraina këmbëngul në garanci sigurie në rast të një pauze ose ndërprerjeje të armiqësive. Sipas ekspertëve ushtarakë, kjo mund të kërkojë dhjetëra mijëra trupa, për shembull nga aleatët evropianë, ose një mision paqeruajtës të KB-së me "helmeta blu" në rolin e vëzhguesve.

Berbok mori zyrtarisht detyrën si kryetare e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së më 9 shtator. Roli i saj në Nju Jork është kryesisht ceremonial dhe nuk duhet të ngatërrohet me atë të sekretarit të përgjithshme të KB-së, thekson DPA. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR