• e premte, 28 qershor 2024

Berbok: Finlanda dhe Suedia duhet bashkë të hyjnë në NATO

Berbok: Finlanda dhe Suedia duhet bashkë të hyjnë në NATO

Stokholm, 14 shkurt 2023 (MIA) - Partnerët në NATO duhet shpejtë ta zbatojnë marrëveshjen për pranim të Suedisë dhe Finlandës bashkë në Aleancë, deklaroi sot ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbok. 

Berbok theksoi se Suedia ka marrë hapa të dukshëm që ta qetësojë shqetësimin e Turqisë për bashkimin e saj.

"Ishte e drejtë dhe e rëndësishme që (Suedia) iu përgjigj shqetësimit të Turqisë, erdhi në Ankara dhe bëri hapa të rëndësishëm për zgjidhjen e atyre halleve. Tani u mbetet të gjitha vendeve të NATO-s që të veprojnë në atë mënyrë që Suedia dhe Finlanda të mund të bashkohen", deklaroi ajo gjatë vizitës në Stokholm.

Sipas saj, kjo nuk është vetëm në interes të të dyja vendeve, por edhe në interes të NATO-s.

Ministri suedez i Punëve të Jashtme, Tobias Bilstrom tha se vendi i tij ende shpreson t'i bashkohet NATO-s sa më shpejtë që është e mundur, pa dallim nëse kandidatura e saj dhe progresi i Finlandës janë me tempo të njëjtë. fc/ 

QËNDRONI TË LIDHUR