• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Berbok: Do t'i sigurojmë "mbrojtje dimërore " Kievit

Berbok: Do t'i sigurojmë

Bruksel, 13 nëntor 2023 (MIA) - Gjermania planifikon ta zgjerojë dhe ta rrisë mbështetjen e saj për Ukrainën viteve të ardhshme, deklaroi ministrja e Punëve të Jashtme Analena Berbok në takimin e ministrave të punëve të jashtme të BE-së në Bruksel. 

Përveç premtimit për "mbrojtje dimërore" për Kievin në muajt e ardhshëm, Berboku u bëri thirrje kolegëve të saj ministra të mos fokusohen vetëm në ngjarjet në Lindjen e Mesme, duke theksuar se mbetet nevoja për të "përballur sfidat gjeopolitike" edhe në Evropë.

Mbështetja jonë do të zgjerohet ndjeshëm, veçanërisht për vitin e ardhshëm, tha ajo dhe e paralajmëroi Moskën të mos presë ulje të ndihmës për Kievin si rezultat i "situatës dramatike në botë".

"Jo vetëm që do të vazhdojmë mbështetjen tonë për Ukrainën. Do të vazhdojmë ta zgjerojmë dhe rrisim", tha Berboku, duke zbuluar se Berlini planifikon të dërgojë edhe një tjetër sistem të mbrojtjes ajrore "Patriot" të prodhuar nga SHBA-ja dhe gjeneratorë të energjisë në Kiev.

Tabloidi gjerman Bild fundjavën e kaluar raportoi se koalicioni qeverisës në Gjermani po përpiqet të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën nga katër në tetë miliardë euro vetëm në vitin 2024. Pritet që Komisioni parlamentar i buxhetit të shqyrtojë dhe potencialisht të miratojë planin këtë javë, shkruan gazeta.  qa/

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR