• e premte, 05 dhjetor 2025

Berbok: Bota është në udhëkryq pas 80 viteve Kombe të Bashkuara- nga uria në Gazë deri te lufta një Ukrainë

Berbok: Bota është në udhëkryq pas 80 viteve Kombe të Bashkuara- nga uria në Gazë deri te lufta një Ukrainë

Nju-Jork, 22 shtator 2025 (MIA) - Në ngjarje me rastin e 80-vjetorit të Kombeve të Bashkuara, kryetarja e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, Analena Berbok deklaroi se bota ndodhet në një "udhëkryq" që të kujton momentin kur u themelua KB-ja pas Luftës së Dytë Botërore.

Duke folur sot në ceremoninë në Nju-Jork, një ditë para fillimit të javës së debateve të nivelit të lartë në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së, ish-ministrja gjermane e Punëve të Jashtme tha se "orët duken përsëri të errëta".

Ajo theksoi krizat globale duke përfshirë urinë në gërmadhat e Gazës, luftën në Ukrainë, dhunën seksuale në Sudan, dhunën e bandave në Haiti dhe gjuhën e pakontrolluar të urrejtjes në internet.

"Sot nuk është për festim", tha ajo. Në vend të kësaj, bëhet fjalë për "mbledhjen e guximit për t'u dakorduar përsëri për shpresë në vend se të dorëzohemi".

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, foli gjithashtu në këtë ngjarje, duke theksuar arritjet e KB-së, që përfshijnë zhdukjen e lisë, rimëkëmbjen e shtresës së ozonit dhe, para së gjithash, parandalimin e "Luftës së Tretë Botërore".

Guteresh dhe Berbok pranuan se KB-ja po përballet me një krizë të thellë mes rritjes së ideologjive nacionaliste në botë dhe rënies së fondeve nga anëtarët. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR