• e hënë, 23 dhjetor 2024

Beni Ganc parashtroi propozim-ligj për shpërndarje të Knesetit dhe zgjedhje të parakohshme në Izrael

Beni Ganc parashtroi propozim-ligj për shpërndarje të Knesetit dhe zgjedhje të parakohshme në Izrael

Tel Aviv, 30 maj 2024 (MIA) - Partia izraelite për unitet nacional, e kryesuar nga ministri në kabineti ushtarak, Beni Ganc, parashtroi propozim-ligj për shpërndarje të Parlamentit izraelit (Knesetit) dhe mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në vend, lajmëroi gazeta izraelite "Haarec". 

Në Izrael me javë po mbahen protesta në të cilat kërkohen zgjedhje të parakohshme, ndërsa demonstruesit pohojnë se qeveria e kryeministrit benjamin netanjahu po e menaxhon keq luftën në Gazë dhe se nuk ka bërë mjaftueshëm për të arritur marrëveshje me Hamasin palestinez për kthim të pengjeve nga enklava palestineze, shkruan "Al Xhazira".

Ganc nga mesi i majit kumtoi se Partia e tij opozitare për unitet nacional do të tërhiqet nga qeveria e koalicionit nëse plani për menaxhim të pasluftës me Gazën nuk konsolidohet dhe miratohet deri më 8 qershor, me çka sillet në pikëpyetje e ardhmja e Qeverisë izraelite.

Netanjahu me atë rast e akuzoi se "i ka dhënë ultimatum kryeministrit, në vend se Hamasit", dhe se përmbushja e kërkesave të tij do të thoshte "fund i luftës dhe humbje e Izraelit, brasktisje e shumicës së pengjeve, lënie e Hamasit në pushtet dhe krijim i shtetit palestinez". ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR