Ben-Gvir: Lufta kundër Hamasit nuk guxon të përfundojë
- Ministri izraelit i Sigurisë Nacionale, Itamar Ben-Gvit sot në parlamentin izraelit deklaroi se lufta kundër Hamasit nuk guxon të ndalojë dhe se nuk guxon të lejohet dërgimi i ndihmës në Gazë.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:57, 12 maj, 2025
Tel-Aviv, 12 maj 2025 (MIA) - Ministri izraelit i Sigurisë Nacionale, Itamar Ben-Gvit sot në parlamentin izraelit deklaroi se lufta kundër Hamasit nuk guxon të ndalojë dhe se nuk guxon të lejohet dërgimi i ndihmës në Gazë.
Në fjalimin në parlamentin izraelit, Ben-Gvir tha se humbja e Hamasit është qëllimi kryesor i luftës dhe mënyra e vetme Izraeli t'i kthejë pengjet e veta nga Gaza.
Më 2 mars, Izraeli e bllokoi hyrjen e ndihmës në enklavën palestineze. Ushtria izraelite i ripërtëriu sulmet ndaj Rripit të gazës më 18 mars pas armëpushimit dymujor që filloi më 19 janar.
Presidenti amerikan, Donald Tramp javën e kaluar deklaroi se numri i pengjeve të gjalla në Gazë është ulur nga 24 në 21, ndërkaq përfaqësuesit e qeverisë izraelite menjëherë përsëritën se numri zyrtar i pengjeve të gjalla akoma është 24. ab/
foto: ЕPА