• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ben Gvir: Hamasi e shkeli armëpushimin me sulmin terrorist në Jerusalem

Ben Gvir: Hamasi e shkeli armëpushimin me sulmin terrorist në Jerusalem

 Tel Aviv, 30 nëntor 2023 (MIA) - Me sulmin terrorist në Jerusalem, ku humbën jetën tre civilë, grupi militant palestinez Hamasi e shkeli armëpushimin, deklaroi sot ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir.

"Hamasi me një dorë nënshkruan armëpushim, ndërsa  me dorën tjetër dërgon terroristë për të vrarë hebrenj në Jerusalem", tha Ben Gviri në një deklaratë, raporton "Tajms of Izrael".  

Ministri izraelit "skifter" shtoi se armëpushimi i jep shpresë Hamasit se nga konflikti  do të dalë më i fortë se Izraeli. 

 "Duhet të ndalojmë  të lidhim marrëveshje me djallin dhe menjëherë  të kthehemi  në luftimet", tha ministri Ben Gvir.

"Paraprakisht sot tre persona humbën jetën, ndërsa gjashtë u plagosën në një sulm terrorist në Jerusalem për të cilin Hamasi e mori përgjegjësinë, duke thënë se "operacioni vjen si një përgjigje e natyrshme ndaj krimeve të paprecedentë gjatë pushtimit të Gazës". 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR