• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Belgjika me 611 milionë euro ndihma për Ukrainën

Belgjika me 611 milionë euro ndihma për Ukrainën

Kiev, 22 janar 2024 (MIA) - Belgjika këtë vit do t'i dërgojë Ukrainës ndihmë prej 611 milionë eurove, njoftoi sot ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov.

Ai në "X" njoftoi se ka pasur bisedime në telefon me shefen e diplomacisë belge Ludvin Dedonder për ndihmën ushtarake dhe zhvillimin e situatës në front. 

"Mirënjohje për pjesëmarrjen e Belgjikës në koalicionin e aftësive të Forcave Ajrore, veçanërisht në programin e trajnimit të pilotëve", theksoi Umerov.

Ministrat kanë biseduar edhe për pjesëmarrjen e Belgjikës në modernizimin e forcave ushtarake ukrainase. qa/ab/

Foto: Umerov në "X"

 

QËNDRONI TË LIDHUR