• e hënë, 08 korrik 2024

Belgjika, Italia, Rumania dhe SHBA-ja do të zhvillojnë reaktorë të vegjël modular bërthamor

Belgjika, Italia, Rumania dhe SHBA-ja do të zhvillojnë reaktorë të vegjël modular bërthamor

Bruksel, 9 nëntor 2023 (MIA) - Pesë qendra kërkimore dhe kompani nga Belgjika, Italia, Rumania dhe SHBA-ja në Bruksel nënshkruan Memorandum mirëkuptimi për zhvillimin e reaktorëve të vegjël modular bërthamor.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, sipas Memorandumit, Qendra e Belgjikës për Hulumtime Bërthamore (SCK-CEN), Drejtoria Rumune për Teknologji Autonome për Energji Bërthamore (RATEN), Agjencia Kombëtare Italiane për Teknologji të Reja, Energji dhe Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik (ENEA)dhe kompanitë "Ansaldo Nukleare" nga Italia dhe "Vestinghaus Elektrik Kompani" nga SHBA-ja do të formojnë konsorcium i cili do të punojë në zhvillimin e reaktorëve të vegjël modular me ftohje me plumb.

Marrëveshja ishte nënshkruar në praninë e kryeministrit belg Aleksander De Kro, presidentit rumun Klaus Johanis dhe përfaqësues të ambasadës italiane dhe amerikane në Belgjikë.

"Belgjika po bashkohet me SHBA-në, Rumaninë dhe Italinë për të sjellë në treg reaktorët e vegjël  modular të cilët do të sigurojnë energji të pastër dhe të lirë. Tani është koha ta ndërmarrim rolin udhëheqës në luftën kundër ngrohjes globale", publikoi De Kro në platformën X pas nënshkrimit të Memorandumit.

Qeveria e De Kro vitin e kaluar për zhvillim të këtij hulumtimi  SCK-CEN-it i ndau 100 milionë euro.

SKC-CEN kumtoi se pritet që modeli i parë belg i reaktorit të vogël modular të përfundojë ndërmjet viteve 2035 dhe 2040.

"Kërkimet paraprake të bazuara në programet zhvillimore për teknologji bërthamore të bazuar në plumb që ishte zbatuar nga disa subjekte udhëheqëse gjatë viteve të fundit u treguan si të suksesshme. Pesë nga këto subjekte u bashkuan në këtë projekt ambicioz", shtohet në kumtesën e SVK-CEN.

Sipas Qendrës, reaktorët me ftohje të plumbit janë dukshëm më të sigurta dhe "ofrojnë përparësi për shfrytëzim më efikas të karburantit bërthamor dhe për ulje të qëndrueshmërisë së mbetjeve radioaktive". sa/

Foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR