• e hënë, 23 dhjetor 2024

Belgjika do t'i sigurojë Ukrainës 611 milionë euro nga interesi i pronës së konfiskuar ruse

Belgjika do t'i sigurojë Ukrainës 611 milionë euro nga interesi i pronës së konfiskuar ruse

Bruksel, 13 janar 2024 (MIA) - Belgjika këtë vit do t'i sigurojë Ukrainës 611 milionë euro, të marra nga interesi i pronës ruse të konfiskuar në vend. Këtë e kumtoi Ministria belge e Mbrojtjes.

Ministri belg i Mbrojtjes, Ludivin Dedonder e ka informuar palën ukrainase për këtë qëllim. Thuhet se kjo është hera e parë që autoritetet belge e konfirmojnë shumën që do të shfrytëzohet në këtë mënyrë.

Saktësohet se pjesa më e madhe nga prona ruse në BE, e konfirmuar për shkak të sulmit ndaj Ukrainës, gjendet në Belgjikë. Gjithsej 180 miliardë euro mjete ruse janë konfiskuar në Belgjikë dhe në këtë shumë akumulohet interesi i konsiderueshëm, thuhet në raportet. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR