• e premte, 05 dhjetor 2025

Belgjika dërgon 200 ushtarë në Lituani për misionin e NATO-s pranë kufirit me Rusinë

Belgjika dërgon 200 ushtarë në Lituani për misionin e NATO-s pranë kufirit me Rusinë

Bruksel, 17 korrik 2025 (MIA) - Belgjika do të dërgojë pothuajse 200 ushtarë në Lituani përgjatë kufirit me Rusinë, si pjesë e aktiviteteve të NATO-s për mbrojtjen e pjesës lindore të vendit, njoftuan mediat lokale, duke iu referuar deklaratës së ministrit belg të Mbrojtjes, Teo Franken.

Misioni është pjesë e strategjisë më të gjerë të Aleancës për përgjigje nga kërcënimet e mundshme të Rusisë, me ç'rast janë vendosur grupe luftarake multinacionale në tetë vende të Europës Lindore. Kontingjenti belg do të sistemohet me kërkesë të Gjermanisë dhe do të mbetet në Lituani deri në fund të janarit të vitit të ardhshëm. Përbehet kryesisht nga eksplorues, artilierë dhe ekspertë logjistikë.

Franken theksoi se pjesëmarrja në këto forca multinacionale rrit gatishmërinë dhe interoperabilitetin e aleatëve të NATO-s.

Në maj të këtij viti u njoftua se Belgjika do të dërgojë 800 ushtarë në Rumani, në kufirin me Ukrainën, ku që nga viti 2022 realizohen rotacione të rregullta brenda një batalioni nën komandën franceze.

Franken shtoi se Belgjika ka siguruar 140 milion euro për mbrojtjen kundër ajrore të Ukrainës, si dhe se është duke u shqyrtuar mundësia e vënies në dispozicion të aeroplanëve ushtarakë transportues A400M për mbështetje të forcave aleate përgjatë flangës lindore të NATO-s. qa/

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR