• e premte, 22 nëntor 2024

Bekteshi sot në Mbledhjen joformale ministrore të Komunitetit të energjisë në Tepelenë, Shqipëri

Bekteshi sot në Mbledhjen joformale ministrore të Komunitetit të energjisë në Tepelenë, Shqipëri

Shkup, 30 qershor 2023 (MIA) - Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot do të marrë pjesë në Mbledhjen joformale ministrore të Komunitetit të energjisë, që do të mbahet në Tepelenë, Republika e Shqipërisë.

Takimi, siç kumtuan nga Ministria e Ekonomisë, do të drejtohet nga Belinda Balluku, zëvendëskryeministre e Shqipërisë, vend i cili është kryesues i Komunitetit të Energjisë për vitin 2023.

U paralajmërua se në takim do të diskutohen disa tema energjetike, të cilat mbulohen nga Marrëveshja për Themelimin e Komunitetit të Energjisë.

Ministrat e vendeve anëtare të Komunitetit të Energjisë, në takimin do të shqyrtojnë zbatimin e udhërrëfyesit për dekarbonizimin e Komunitetit të Energjisë, si dhe do të debatojnë për gatishmërinë e sistemeve energjetike dhe hapat që do të ndërmerren për dimrin e ardhshëm. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR