• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bekteshi: Shkupjanët më 15 tetor do të zgjohen me radiatorë të ngrohtë

Bekteshi: Shkupjanët më 15 tetor do të zgjohen me radiatorë të ngrohtë
Shkup, 13 tetor 2022 (MIA) - Po të mos intervenonte Qeveria në përmirësimin e likuiditetit të SHA EMV sipas gjitha gjasave energjia elektrike për tregun e rregulluar do të ishte pesë herë më e shtrenjtë, porositi sonte ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. "Angazhimi ynë është që energjia elektrike të cilën e prodhon EMV të jetë ndër më të lirat në rajon. Megjithatë, nëse në mënyrë shtesë me vendim të Qeverisë nuk do ta obligonim EMV-në që t'i mbulojë humbjet në rrjetin e MEPSO-s dhe EVN-së shpërndarja do të rritej dhe shpenzimi i shpërndarjes së rrymës, ndërsa me këtë edhe fatura të cilën e paguajnë qytetarët", tha Bekteshi në intervistë për TV Kanal 5. Theksoi se ka efekte pozitive nga vendosja e bllok tarifave për amvisëritë dhe shtoi se pikërisht ato amvisëri të cilat kursejnë më shumë tani kanë fatura më të ulëta për energjinë elektrike të shpenzuar se sa për shpërndarje të energjisë elektrike te ata. Bekteshi, siç tha, është i kënaqur nga menaxhmenti dhe të punësuarit në EMV të cilët arritën për 20 për qind ta rrisin prodhimtarinë e energjisë elektrike me pajisjet të cilat janë të vjetra edhe nga 40 vjet. Për këtë arsye nuk pret që të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike pas Vitit të Ri. Qeveria gjatë periudhës së kaluar ka investuar 272 milionë euro për subvencione në energjinë e ngrohjes dhe energjinë elektrike me qëllim që çmimet për qytetarët të jenë më të pranueshme. "Në kohë krize, të gjithë duhet të solidarizohen. Kompanitë që me vite realizonin fitim, nuk mund të presin subvencione për energjinë elektrike. Për këtë arsye ato kompani që mund ta mbijetojnë krizës pa mbështetje nga buxheti nuk do të mbështeten, ndërsa kompanitë e mesme do të marrin mbështetje vetëm nëse çmimi i energjisë elektrike në bursë rritet më tutje", tha Bekteshi dhe njoftoi se nga 1 dhjetori do të mbështeten kompanitë të cilat prodhojnë produkte ushqimore bazë. Shkupjanët i porositi që të jenë të qetë dhe se më 15 tetor do t'i kenë radiatorët e ngrohtë dhe të tillë do të mbeten gjatë sezonit të ngrohjes. "Nga 15 tetori ngrohtoret Lindje dhe Perëndim do të prodhojnë 100 për qind të energjisë termike të nevojshme për qytetin e Shkupit nëse nuk funksionon TE-TO. Nëse TE-TOnuk mund të sigurojë gaz për punë, shteti mund ta bëjë këtë përmes EMV-së e cila është përgjegjëse për menaxhimin e prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë termike për Shkupin", theksoi Bekteshi. Në drejtim të sigurimit të gazit, siç tha, me palën bullgare është rënë dakord që presioni në gazsjellës të rritet nga 36 në 48 bare, në mënyrë që të rritet rrjedha e gazsjellësit. Kjo, siç tha, bëhet për të bërë përpjekje për furnizim me gaz nga burime të tjera përveç Gazpromit, i cili deri në vitin 2030 ka marrë me qira të plotë kapacitetin aktual të gazsjellësit. Ai bëri të ditur se deri në fund të vitit do të fillojë ndërtimi i gazsjellësit me Greqinë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR