• e martë, 24 dhjetor 2024

Bekteshi: Ne nuk e kontestojmë taksën nga Bullgaria, kërkojmë që t'i lirojnë sasitë për gazsjellësin tonë

Bekteshi: Ne nuk e kontestojmë taksën nga Bullgaria, kërkojmë që t'i lirojnë sasitë për gazsjellësin tonë

Shkup, 27 tetor 2023 (MIA) - Nëse vendosin taksë për "Gazprom", siç thotë ministri i Financave i Bullgarisë, atëherë le t'i heqin edhe sasitë që u janë siguruar me dekada, theksoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Në pyetjen e gazetarëve ai theksoi se "nuk do të donte të komentojë deklaratë të ministrave të vendeve të tjera që më shumë gjasa kanë probleme të brendshme", por se "para së gjithash ministri i Financave i Bullgarisë duhet ta dijë se ne nuk po e kontestojmë taksën që e kanë vendosur, por sasitë që i kanë garantuar për Gazprom në lidhje me gazsjellësin me Republikën e Maqedonisë", që, theksoi, janë dy gjëra të ndryshme.

"Sasitë e marra me qira nga "Gazprom" nga pala bullgare deri në vitin 2030 nuk kanë asnjë lidhje me vendosjen e taksës. Një vit më parë me ndihmën e partnerëve tanë strategjikë, veçanërisht të SHBA-së, kemi liruar sasi të caktuara, rreth 180 milionë metër kub normalë, por konsumi ynë është 400 milionë. Prandaj kërkojmë që të lirohen sasitë që të furnizojmë nga burime të tjera siç furnizohemi për këto 180 milionë metër kub normal me gaz azerbajxhanas dhe me LNG që vjen nga SHBA-ja. Pra, ministri i Financave flet për aspektin financiar dhe për vendosjen e tarifave dhe taksave, nuk flet për çështjet procedurale dhe detyrimet që Republika e Bullgarisë ka ndaj Komisionit Evropian në fushën e dhënies së atyre qirave përmes ankandeve. Kjo është punë e “Bulgartranzgas” dhe Ministrisë së Energjetikës në Bullgari. Ata në radhë të parë duhet të konsultohen me njëri-tjetrin dhe të kenë një qëndrim të vetëm", tha Bekteshi.

Bekteshi përsëriti se në pjesën e dëmshpërblimit dhe mosmarrëveshjeve që do të hapnim nëse nuk lirohen kapacitetet për transmetimin e gazit natyror në vendkalimin kufitar me Bullgarinë, kemi bazë ligjore.

Nëse vendosin taksa, atëherë le t'i heqin edhe sasitë që ua kanë siguruar me dekada, tha Bekteshi.

Mendojmë se po shantazhohemi, tha Bekteshi, me atë që vendosin taksë për "Gazprom", të cilën ne nuk e kontestojmë, dhe në të njëjtën kohë i japin "Gazpromit" mundësinë të marrë me qira sasitë e transmetimit deri në vitin 2030.

Ai po u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve pas një seance të qeverisë ku u mor vendimi për zgjatjen deri në fund të vitit të masës së për çmimet e garantuara që është në fuqi për produktet ushqimore bazë dhe pijet alkoolike dhe joalkoolike. ls/

Foto: Ministria e Ekonomisë 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR