• e martë, 24 dhjetor 2024

Bekteshi: Edhe kompanitë private kanë për obligim të jenë përgjegjëse, veçanërisht ato energjetike

Bekteshi: Edhe kompanitë private kanë për obligim të jenë përgjegjëse, veçanërisht ato energjetike
Shkup, 28 shtator 2022 (MIA) - Edhe kompanitë private kanë detyrim të jenë përgjegjëse, veçanërisht ato energjetike, sepse të ardhurat dhe përfitimet i bëjnë këtu, në Maqedoninë e Veriut, nga këta qytetarë, porositi sonte ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Ai është decid se gaz do të sigurohet. "Nuk është koha për përfitime në luftë. Në shtet ka rregulla dhe ligje dhe saktë dihet se çfarë vendime mund të sjellin Qeveria dhe Kuvendi. Kompanitë, veçanërisht në energjetikë, duhet të punojnë sipas rregullave në shtet, ndërsa ne duhet ta gjejmë zgjidhjen më të mirë për qytetarët dhe ekonominë, ai është detyrimi ynë, ndërsa shantazhe nuk ka", theksoi Bekteshi në emisionin Top Tema. Në lidhje me çmimin e mazutit, ministri tha se është i rregulluar nga Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Shërbimeve Ujore. "Nëse çmimi është më i lartë se ai që është rregulluar, publikisht i bëj thirrje Prokurorisë të bëjë kontrolle në EMV", theksoi ministri. Në pyetjen se me çfarë çmimi "Pucko petroll" transporton mazut, tha se për këtë përgjigje duhet të kërkohet në EMV. "Atje do tu tregojnë, do t'ua japin marrëveshjet", theksoi Bekteshi. Ai paraprakisht sqaroi edhe pse Bullgaria nuk lidh marrëveshje me Serbinë për furnizim të gazit natyror. "Bullgaria mund t'i japë energji elektrike Serbisë, por ne nuk flasim për sasi. Bullgaria shpenzon miliarda metra kub gaz natyror në vit, ndërsa ne rreth 300 milionë. Serbia nuk ka aq gaz natyror aq sa shpenzon Bullgaria. Për këtë Bullgaria nuk bën marrëveshje me Serbinë. E njëjta vlen edhe për Greqinë", tha ministri. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR