• e diel, 22 dhjetor 2024

BE-ja i zgjati sanksionet kundër Bjellorusisë edhe për një vit

BE-ja i zgjati sanksionet kundër Bjellorusisë edhe për një vit

Bruksel, 27 shkurt 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian sot njoftoi se i zgjat për një vit sanksionet kundër Bjellorusisë për shkak të represionit të vazhdueshëm të kryer nga regjimi i presidentit Aleksandar Lukashenko dhe mbështetjes së tij për luftën që Rusia po bën në Ukrainë.

Sanksionet janë zgjatur deri më 28 shkurt të vitit 2024, njoftoi Këshilli Evropian, organ që përfaqëson 27 vendet anëtare të BE-së.

Në Minsk sot është kërkuar dënim prej 19 vjet burg për kundërshtaren bjelloruse të regjimit në ekzil, Svetlana Tihanovska, e cila që nga janari është gjykuar në mungesë.

Që nga gushti i vitit 2020, BE-ja ka vendosur një sërë sanksionesh kundër atyre që janë përgjegjës për represionin politik dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në Bjellorusi.

Lukashenkos dhe 194 njerëzve të tjerë të afërt me regjimin janë ndaluar të hyjnë në BE dhe fondet e tyre janë ngrirë.

Gjithashtu, janë sanksionuar 34 persona juridikë dhe janë ndaluar të gjitha financimet evropiane.

Bjellorusia, gjithashtu, është lëndë e sanksioneve ekonomike, duke përfshirë kufizime në sektorin financiar, tregti, mallrave me përdorim të dyfishtë, telekomunikacione, energji dhe transport. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR