• e hënë, 23 dhjetor 2024

BE-ja vendosi sanksione për shtatë persona dhe pesë subjekte për përhapje të dezinformatave në favor të Rusisë

BE-ja vendosi sanksione për shtatë persona dhe pesë subjekte për përhapje të dezinformatave në favor të Rusisë

Bruksel, 29 korrik 2023 (MIA) - Këshilli i BE-së mori vendim që të vendosë masa restriktive kundër shtatë individëve dhe pesë subjekteve nga Rusia, të cilët theksohen si përgjegjëse për "zbatimin e fushatës për manipulim me informacionet digjitale" me qëllim të fshehjes së informacioneve dhe përhapjes së propagandës të luftës ruse kundër Ukrainës. 

Siç bëri të ditur BE-ja, kjo fushatë për manipulime, në të cilën marrin pjesë institucione qeveritare ruse ose subjekte që kanë lidhje me Rusinë, zbatohet përmes profileve të trilluara në mediat sociale dhe përmes ueb-faqeve të rreme, të cilat e uzurpojnë identitetin e disa mediave të njohura kombëtare ose sajteve qeveritare. 

"Ky manipulim i koordinuar dhe i synuar i informacionit është pjesë e fushatës hibride më të gjerë të Rusisë kundër BE-së dhe shteteve të saj anëtare", thuhet në kumtesë.

Попладнево амбасадорите на земјите членки во ЕУ по брза постапка го одобрија предлогот да се деблокираат 37 милијарди евра помош за справување со последиците од пандемијата на коронавирусот,

E para në listën e të sanksionuarve është agjencia ruse e lajmeve Inforos dhe tre nga themeluesit e saj, për të cilët thuhet se janë të lidhur me shërbimin ushtarak rus të zbulimit GRU dhe se pas tij qëndrojnë mbi 270 edicione të mediave onllajn të cilat "përhapin propagandë për mbështetje të luftës ruse të agresorit kundër Ukrainës". 

Përveç se për Inforos, sanksione janë shpallur edhe për organizatën jofitimprurëse ruse "ANO Dialog", për të cilën thuhet se është e lidhur ngushtë me Kremlinin, pastaj për Institutin e Diasporës Ruse, për dy kompani TI nga Rusia, si dhe për katër "përfaqësues të shquar" të këtyre subjekteve. 

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borel deklaroi se sanksionet janë drejtuar drejt atyre që manipulojnë me informacione dhe janë pjesë e fushatës më të gjerë hibride të Rusisë kundër Unionit. 

 Високиот претставник за надворешна политика на ЕУ, Жосеп Борел, попладнево се соочи со гневот на европратениците поради неговата посета на Москва минатата недела, тој прифати некои од забеле

"Me këtë dërgojmë sinjal të qartë se e dimë si ata manipulojnë me hapësirën tonë informative dhe si funksionojnë. Ne jemi fuqishëm të përkushtuar në vendosmërinë tonë që t'i pengojmë këto kërcënime dhe tu përgjigjemi në mënyrë efikase me instrumente të reja", shtoi Boreli. 

Gjatë muajve të fundit, BE-ja ka vendosur sanksione ndaj rreth 1.800 personave fizikë dhe juridikë, për shkak të aktiviteteve të tyre për "minimin ose kërcënimin e integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës". Të sanksionuarve u ngrihen pronat në territorin e BE-së dhe u ndalohet të dërgohen fonde, si dhe personave fizikë u ndalohet gjithashtu të udhëtojnë, të hyjnë ose të kalojnë tranzit në territorin e Bashkimit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR